Friday, September 11, 2009

Shembull i një kërkese për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit

Kërkesë

Kërkues: Emër, Mbiemër, i biri i dhe , dtl. , lindur në , banues në (adresa e saktë)

Objekti: Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për vendimin nr. (numri i vendimit I cili ka marrë formë të prerë dhe për të cilin kërkohet lëshimi I urdhërit të ekzekutimit)

Baza ligjore: Neni 510/a i Kodit të Procedurës Civile

Përpara Gjykatës së rrethit Gjyqësor (emri i gjykatës e cila ka dhënë vendimin në shkallë të parë)

Me vendimin civil nr. (numri i vendimit) dhe datë (data e vendimit) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur (do të shkruhet dispozitivi i plotë i gjykatës) (dispozitivi është ajo çka gjykata ka vendosur në lidhje me padinë e ngritur, mund ta pranojë ose ta rrezojë).
(Më pas do të tregoni nëse kundër vendimit të mësipërm është bërë ose jo ankim dhë çfarë ka vendosur Gjykata e Apelit, vendimi i së cilës është i formës së prerë. Nëse ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor (gjykatës së shkallës së parë) nuk është bërë ankim atëherë vendimi merr formë të prerë 15 ditë pas dhënies së vendimit të shkallës së parë).
Rasti i I: (Kur vendimi nuk është ankimuar në Gjykatën e Apelit).
Duke qenë se vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë formë të prerë dhe në bazë të nenit 510/a të Kodit të Procedurës Civile ky vendim është titull ekzekutiv. Për këto arsye kërkoj lëshimin e urdhërit te ekzekutimit.
Rasti i II: (Kur vendimi është ankimuar në Gjykatën e Apelit e cila mund të këtë lënë në fuqi vendimin ose mund ta këtë ndryshuar atë) .
Kundër vendimit nr. , datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor (emri i gjykates) është bërë ankim në Gjykatën e Apelit (emri i gjykatës) e cila me vendimin e saj nr.(nurmi I vendimit të gjykatës së Apelit), datë (data e evendimit të apelit) ka vendosur lënien në fuqi/ ndryshimin e vendimit nr.(numri I vendimit të gjykatës së shkallës së parë), datë . Konform nenit 510/a te K.Pr.Civile kërkoj lëshimin e udhërit të ekzekutimit nr.(numri i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë/Gjykatës së Rrethit Gjyqësor), vendim I cili ka marrë formë të prerë.
Bashkëlidhur paraqes si provë vendimin për të cilin kërkoj lëshimin e urdhërit të ekzekutimit.

Kërkuesi
(emër, mbiemër, nënshkrim)


P.S. Gjithmonë do kërkohet të lëshohet urdhëri i ekzekutimit për numrin që ka marrë vendimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë/Gjykatën e Shkallës së Parë të rrehit që e ka dhënë.
Së bashku me kërkesën do paraqitet si provë vendimi që ka marrë formën e prerë I cili do të meret në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë/Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit që e ka dhënë.
Këtë kërkesë mund ta kopjoni dhe të zëvendësoni/plotësoni të dhënat.

1 comment:

Anonymous said...

te falenderoj per informacionin por mund te me spjegoni dicka nqs mundeni?i kam bere te gjitha keto veprime dhe kam leshimin e urdherit te ekzekutimit,por sic jam vene ne dijeni ka rekurs nga ana e prokurorise se apelit ne gjykaten e larte dhe per ket fakt permbarimi apo buxheti i shtetit e ka bllokuar fondin qe me takon pasi duhet te pres se cdo vendose gjykata e larte,sa e vertete eshte kjo?te falenderoj..