Wednesday, September 9, 2009

Lëshimi i një dëshmie trashëgimie

Çfarë është?
Dëshmia e trashëgimisë është një dokument që i kalon fëmijëve apo trashëgimtarëve të tjerë pasurinë e prindërve apo trashëgimlënësve të tjerë që kanë vdekur. Dëshmia e trashëgimisë nuk jep automatikisht pasurinë e trashëguar por është dokumenti bazë që paraqitet në zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtëshme apo në banka për të transferuar pronat apo paratë e trashëguara.
Me anë të dëshmisë së trashëgimisë përcaktohen personat që do të trashëgojnë personin e vdekur. Pra personat të cilët do të marin pasurinë e personit të vdekur dhe të cilët do të përgjigjen për detyrimet që kishte në kohën e gjalljes së tij.
Dëshmia e trashëgimisë lëshohet nga gjykata ku ka pasur vendbanimin e fundit të trashëgimlënësi (personi i vdekur). Kërkesa për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë mund të bëhet vetëm nga personat të cilët kanë interes (trashëgimtarët).
Nuk ka afat për kërkimin e dëshmisë së trashëgimisë. Ajo mund të kërkohet edhe për persona që kanë vdekur prej dy brezash.
Dokumentet që nevojiten
Certifikatë vdekje e trashëgimlënësit (personit të vdekur për te cilin kërkohet të çelet trashëgimi)
Certifikatë lindje për secilin nga trashëgimtarët (fëmijët, gruan, prindërit etj)
Certifikatë familjare e familjes së trashëgimlënësit.
Procedurat
Kërkesa për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë duhet të paraqitet në kryesekretarinë e gjykatës kompetente ku duhet të paguani 200 lekë. Më pas hidhet shorti që cakton gjyqtarin që do të gjykojë kërkesën. (Zakonisht kërkon një javë). Duhet të vini adresën e saktë në kërkesë që gjykata t'ju njoftojë, por mund të interesoheni edhe vetë në gjykatë për datën dhe orën. Në datën e caktuar kërkuesi do të paraqitet në gjykatë me një dokument identifikimi dhe me dokumentat e mësipërm dhe do të kërkojë lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë. Normalisht nëse i keni të gjithë dokumentat në fund të seancës gjykata do të dalë me një vendim për kërkesën tuaj. Dëshmia e Trashëgimisë kërkon zakonisht vetëm një seancë. Pas 15 ditëve nga marrja e vendimit, vendimi merr formë të prerë dhe ju do të paraqiteni për të marrë një kopje të vendimit.
Pas kësaj mund të pretendoni trashëgiminë (në rastin e pronave të paluajtëshme duke dorëzuar kërkesën dhe një kopje të vendimit në Zyrën e Rregjistrimit të Pronave të Paluajtëshme si dhe pranë bankave, kur bëhet fjalë për depozita). Një procedurë të tillë ligjore mund të kryhet edhe nga personat pa arsim në Jurisprudencë. Punësimi i një avokati nuk vlerësohet i domosdoshëm.

7 comments:

Anonymous said...

flm per trajtimet e hollesishme

ori80 said...

nese njeri nga trashegimtaret ndodhet jashte vendit a eshte e nevojshme te vije patjeter per te ndjekur procedurat ne gjykate?
a mund te beje nje prokure ne vendin ku jeton dhe te njihet si e vlefshme edhe ketu?
faleminderit

Dorina Zhupa said...

Pershendetje Ori,

Leshimin e deshmise se trashegimise mund ta kerkoje dhe vetem nje prej trashegimtareve. Pra, nuk kerkohet qe te jene te gjithe e per rrjedhoje nuk ka nevoje te leshohet prokure.

Anonymous said...

A mund te na njoftoni cfare ndodh ne rast se njeri nga trashegimtaret nuk paraqitet per me shume se 1 vit?? faktikisht ish bashkeshortja e te vdekurit e cila ka braktisur strehen pas vdekjes se trashegimlenesit dhe eshte ri-martuar!! nuk paraqitet as per mohim dhe as per pohim pasurie...cfare ndodh ne kete rast..diqjen edhe trashegimtaret e tjere ( nena dhe motra e trashegimlenesit)??

Anonymous said...

a mund te na njoftoni se cfare ndodh ne rast se njeri nga trashegimtaret nuk paraqitet (faktikish ish bashkeshortja e trashegimlenesit e cila ka braktisur strehen pas vdekjes se trashegimlenesit dhe eshte ri-martuar, nuk paraqitet per me shume se 1 vit as per pohim as per mohim pasurie!. Cfare ndodh ne kete rast! eshte absurde te digjen edhe trashegimtaret e tjere, nena dhe motra e trashegimlenesit!!

Dorina Zhupa said...

Pershendetje,

Fakti se nje nga trashegimtaret nuk paraqitet nuk e pengon leshimin e deshmise se trashegimise. Pra, vajza (pasi vetem ajo dhe bashkeshortja e trashegojne trashegimlenesin) mund te beje kerkese per leshimin e deshmise se trashegimise. Pra, nuk ka nevoje te jete dhe bashkeshortja e trashegimlenesit ne momentin qe leshohet deshmia e trashegimise. Kujdes, tashme deshmia e trashegimise leshohet nga noteri dhe jo me nga gjykata. Ato dokumente qe une kam shkruar (certifikatat) do i paraqisni para nje noteri dhe ai do leshoje deshmine e trashegimise.

Anonymous said...

Faleminderit per pergjigjen Dorina...Ate qe nujk theksova eshte se fajktikisht deshmia eshte leshuar (nga Gjykata) problemi eshte se ish-bashkeshortjka nuk paraqitet (ne Ministri) per te pretenduar (marre)pjesen e saj ( qe gabimisht i jep ligji, sipas mendimit tim!!)Ne kete rast shteti duhet ti jape pjesen qe i tajkon nenes, dhe me pjesen e ish-baskeshortes cfare ndodh?? trashegimlenesi nuk ka lene femije!!
Ose per ta bere me te thjeshte...kur njeri nga trashegimtaret nuk paraqitet per te pretenduar (marre) pjesen qe i jep ligji(sipas deshmise) cfare ndodh, a marrin trashegimtaret e tjere sipas ligjit pjesen e tyre apo pengohet gjithe procedura??
Faleminderit