This is a utilitarian blog on different legal issues for those who live in Albania. We will try to create an easy-to-use source of information on practical legal problems. Ky eshte nje blog utilitar i vlefshem per ata qe jetojne ne Shqiperi. Ne do te perpiqemi te krijojme nje portal informacioni praktik mbi probleme ligjore dhe procedurale. Nese keni pyetje ligjore mund te na shkruani ne adresen e emailit/ For questions please write at: dzhupa@gmail.com.
Saturday, May 31, 2025
Droga për përdorim personal
Kodi Penal në nenin 283 përcakton se shitja, dhënia, shpërndarja, mbajtja e lëndëve narkotike dhe i farërave të bimëve narkotike dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet.
Ligji përjashton nga përgjegjësia penale (nga dënimi) ata të cilët lëndën narkotike e kanë për përdorim personal dhe në doza të vogla. Pra, që të mos quhesh fajtor për prodhim dhe shitje narkotikësh, duhet të jetë e qartë se këto dy kushte duhet të plotësohen në mënyrë të njëkohshme. Domethënë, lëndën narkotike (drogën) që të kapet duhet të vërtetosh në gjykatë se e ke për ta përdorur vetë dhe njëkohësisht sasia që të kapet duhet të jetë e vogël.
Ti shpjegojmë të dy këto kushte, përdorimi personal, zakonisht personat të cilët pretendojnë që kanë një sasi lënde narkotike (droge) për përdorim personal vërtetojnë se janë përdorues të rregullt të lëndës narkotike me të cilën kapen, zakonisht kjo vërtetohet me analizë urine, me faktin nëse është shtruar më parë në spital në lidhje më problemet e përdorimit të drogës, ose nëse ka marrë pjesë në programe për të hequr dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike etj.
Pavarësisht se rastet që kanë shkuar në gjykatë, duket se të gjithë janë mbrojtur me faktin se janë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike, mendoj se dhe ata të cilët nuk janë përdorues të rregullt droge mund të mbrohen duke thënë se drogën e kapur e kanë për përdorim personal. Ligji thotë se droga e kapur duhet të jetë për përdorim personal dhe nuk është domosdoshmëri që personi të jetë përdorues i rregullt.
Kriteri tjetër është që personi i cili kapet me lëndë narkotike (drogë) duhet ta ketë atë në dozë të vogël. Se cila do të konsiderohet dozë e vogël ose doza të vogla, nuk është e përcaktuar në mënyrë të qartë, por është diçka që mbetet për tu vendosur nga gjykata në secilin rast konkret. Por në varësi të vendimeve të gjykatës në lidhje më dozën e vogël, mund të themi se doza me të cilën kapeni duhet të jetë e tillë që të konsumohet brenda një dite pa ju krijuar dëmtime në shëndet. Këtu pastaj ka disa situata pasi mund të ndodhë që sasinë që ju kapet e cila mund të konsumohet brenda një dite pa ju dëmtuar mund të jetë në një dozë ose në disa doza. Sipas precedetëve të gjykatës, psh një dozë kokaine 0,7 gramë, është konsideruar si dozë e vogël për përdorim personal dhe personi i kapur me të nuk është konsideruar.
Sipas precedentit gjyqësor nëse kapeni me disa doza të vogla të paketuara më vete, cilat në tërësi përbëjnë një dozë të cilën trupi juaj mund ta absorbojë brenda një dite me shumë gjasa do gjendeni fajtor për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sigurisht këtu do mbahen parasysh dhe rrethana të tjera si nëse ju kapen para me vete, ambalazhime apo pajisje për ndarjen e lëndës narkotike. Gjithsesi ka dhe praktika që do të konsideronin se megjithëse do kapeni me disa doza por nëse ato në total do të përbënin një masë të tillë që mund të konsiderohet një dozë që personi mund ta konsumojë në një ditë mund të përjashtoheni nga përgjegjësia penale, pra të mos jeni fajtor.
Mund të themi më me më shumë siguri se nëse kapeni më një dozë të vetme lëndë narkotike e cila është aq e vogël sa mund të konsumohet brenda një dite pa ju krijuar dëmtime shëndetësore dhe për të cilën ju deklaroni se e keni për përdorim personal me gjasa nuk do keni përgjegjësi penale.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment