Kontrata e shitjes është një akt juridik që lidhet midis dy personave te cilët quhen shitësi dhe blerësi. Qëllimi i lidhjes së një kontrate shitjeje është kalimi i pronësisë së një sendi. Por kontrata e pronësisë mund të lidhet dhe për të kaluar të drejtën e pronësisë mbi një të drejtë. Gjithmonë kontrata e shitjes do të lidhet kundrejt një çmimi.
Kontrata e shitjes mund të lidhet për një send që ekziston tashmë ose për një send që do të krijohet. Shembull, këtu mund të japim kontrata e shitjes për apartamentet që do të ndërtohen në të ardhmen nga shitësi. Në rastin kur kontrata e shitjes do të bëhet per një send i cili do të krijohet ne të ardhmen, kalimi i pronësisë do të bëhet kur sendi të ekzistojë. Pra, një kontratë shitje për një send të ardhëm do të këtë fuqi të plotë juridike pasi sendi të ekzistojë.
Mënyra e shitjes se sendeve të paluajtshme
Duhet te tregoni kujdes te veçantë për shitjen e sendeve të paluajtshme. Sende të paluajtshme janë toka dhe të gjitha ato sende që janë të lidhura pazgjidhshmërisht me tokën si ndertësat, anijet etj. Kjo pasi shitja e pasurive të paluajtshme kërkon një procedurë të përcaktuar nga ligji e cila përbëhet nga dy hapa ligjorë që duhen plotësuar detyrimisht, të cilat janë:
1. Veprimi juridik për blerjen e një prone të paluajtshme duhet të bëhet me akt noterial. Kjo do të thotë se është e detyrueshme që të kontratën e shitjes ta përpiloni dhe nënshkruani para një noteri.
2. Pasi ta keni bërë kontratën e shitjes para një noteri duhet ta dërgoni këtë kontratë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar (neni 83 i Kodit Civil).
Vetëm pas këtyre dy veprimeve ju do të bëheni pronari ligjor i sendit të paluajtshëm që keni blerë. Pra duhet të bëhen të dy veprimet njëkohësisht, përpilimi dhe nënshkrimi i kontratës para një noteri si dhe regjistrimi i saj në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
This is a utilitarian blog on different legal issues for those who live in Albania. We will try to create an easy-to-use source of information on practical legal problems. Ky eshte nje blog utilitar i vlefshem per ata qe jetojne ne Shqiperi. Ne do te perpiqemi te krijojme nje portal informacioni praktik mbi probleme ligjore dhe procedurale. Nese keni pyetje ligjore mund te na shkruani ne adresen e emailit/ For questions please write at: dzhupa@gmail.com.
Showing posts with label kontate shitje. Show all posts
Showing posts with label kontate shitje. Show all posts
Friday, November 2, 2012
Subscribe to:
Posts (Atom)