Sunday, June 1, 2025

Drugs for personal use in Albania

Albanian law criminalizes the sale or posession of drugs, every kind of drug. More specifically Albanian Criminal Code states “Sale, offer for sale, giving or receiving of any form, distribution, trading, transport, sending, delivering, and keeping, besides cases when it is for personal use and in small doses, of narcotic and psychotropic substances and seeds of narcotic plants, in conflict with the law, is sentenced to imprisonment of from five to ten years”. Not only the sale is criminalized but even offering drugs for free is a criminal offence. Albanian law does not distinguish between drugs, but if you happen to end up in court, it will most probably differentiate between cannabis or heroine. Now, Albanian law provides that when the drug caught on a person is for personal use and in small doses (these two conditions should be cumulatively fulfilled) this would not constitute a criminal offence. If these two conditions stand, will be proved in court by a toxicology expert. This means that if you are caught in Albania with drugs, you would be arrested and brought to court, where you can argue that the drug you are caught with is for personal use and in small doses. If you are successful in proving this then you will be found not guilty. But let’s explain these two conditions, personal use means that the drug a person is caught with is to be used by him or herself and not with the aim to be given through any kind of activity to another person. Usually in Albania to prove that the drug is for personal use the person will try to prove that he/she is a user of that drug but being a user is a not a pre-condition, even persons who are not users can claim that they have a drug for personal use. But what is a small dose of drug? The Albanian legislation has not established what a small dose of drug is but the court precedent has maintained that a small dose is the amount of drug which can be consumed in one day and not harm the person. This will be decided on a case-by-case basis, depending on the person, the drug and the amount of it. From the legal precedent we can say that if someone is caught with more than one small dose (more than one package) which even in total can constitute an amount which would not cause harm to a person in one day most probably you will be found guilty. But if you are caught with only one small dose most probably that will not be considered a criminal offence. In one case someone caught with one dose of 0,7 grams of cocaine was not considered guilty.

Saturday, May 31, 2025

Droga për përdorim personal

Kodi Penal në nenin 283 përcakton se shitja, dhënia, shpërndarja, mbajtja e lëndëve narkotike dhe i farërave të bimëve narkotike dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet. Ligji përjashton nga përgjegjësia penale (nga dënimi) ata të cilët lëndën narkotike e kanë për përdorim personal dhe në doza të vogla. Pra, që të mos quhesh fajtor për prodhim dhe shitje narkotikësh, duhet të jetë e qartë se këto dy kushte duhet të plotësohen në mënyrë të njëkohshme. Domethënë, lëndën narkotike (drogën) që të kapet duhet të vërtetosh në gjykatë se e ke për ta përdorur vetë dhe njëkohësisht sasia që të kapet duhet të jetë e vogël. Ti shpjegojmë të dy këto kushte, përdorimi personal, zakonisht personat të cilët pretendojnë që kanë një sasi lënde narkotike (droge) për përdorim personal vërtetojnë se janë përdorues të rregullt të lëndës narkotike me të cilën kapen, zakonisht kjo vërtetohet me analizë urine, me faktin nëse është shtruar më parë në spital në lidhje më problemet e përdorimit të drogës, ose nëse ka marrë pjesë në programe për të hequr dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike etj. Pavarësisht se rastet që kanë shkuar në gjykatë, duket se të gjithë janë mbrojtur me faktin se janë përdorues të rregullt të lëndëve narkotike, mendoj se dhe ata të cilët nuk janë përdorues të rregullt droge mund të mbrohen duke thënë se drogën e kapur e kanë për përdorim personal. Ligji thotë se droga e kapur duhet të jetë për përdorim personal dhe nuk është domosdoshmëri që personi të jetë përdorues i rregullt. Kriteri tjetër është që personi i cili kapet me lëndë narkotike (drogë) duhet ta ketë atë në dozë të vogël. Se cila do të konsiderohet dozë e vogël ose doza të vogla, nuk është e përcaktuar në mënyrë të qartë, por është diçka që mbetet për tu vendosur nga gjykata në secilin rast konkret. Por në varësi të vendimeve të gjykatës në lidhje më dozën e vogël, mund të themi se doza me të cilën kapeni duhet të jetë e tillë që të konsumohet brenda një dite pa ju krijuar dëmtime në shëndet. Këtu pastaj ka disa situata pasi mund të ndodhë që sasinë që ju kapet e cila mund të konsumohet brenda një dite pa ju dëmtuar mund të jetë në një dozë ose në disa doza. Sipas precedetëve të gjykatës, psh një dozë kokaine 0,7 gramë, është konsideruar si dozë e vogël për përdorim personal dhe personi i kapur me të nuk është konsideruar. Sipas precedentit gjyqësor nëse kapeni me disa doza të vogla të paketuara më vete, cilat në tërësi përbëjnë një dozë të cilën trupi juaj mund ta absorbojë brenda një dite me shumë gjasa do gjendeni fajtor për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sigurisht këtu do mbahen parasysh dhe rrethana të tjera si nëse ju kapen para me vete, ambalazhime apo pajisje për ndarjen e lëndës narkotike. Gjithsesi ka dhe praktika që do të konsideronin se megjithëse do kapeni me disa doza por nëse ato në total do të përbënin një masë të tillë që mund të konsiderohet një dozë që personi mund ta konsumojë në një ditë mund të përjashtoheni nga përgjegjësia penale, pra të mos jeni fajtor. Mund të themi më me më shumë siguri se nëse kapeni më një dozë të vetme lëndë narkotike e cila është aq e vogël sa mund të konsumohet brenda një dite pa ju krijuar dëmtime shëndetësore dhe për të cilën ju deklaroni se e keni për përdorim personal me gjasa nuk do keni përgjegjësi penale.

Friday, March 15, 2013

Votimi në moshën 16 vjeç

Në një takim me grupin parlamentar më 11 mars kryeministri Berisha propozoi uljen e moshës së votimit nga 18 vjeç që është aktualisht në 16. Këtë propozim Kryeministri e arsyetoi me faktin se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe në Facebook nga të rinj që i kërkojnë të votojnë pa mbuashur moshën 18 vjeç.
Po çfarë rëndësie ka mosha në legjislacionin shqiptar?
Kodi Civil
Nnë nenin 6 të Kodit Civil sanksionohet: ‘Personit, kur mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç, i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile’.
Zotësia e plotë për të vepruar që një person fiton me arritjen e moshës 18 vjeç do të thotë që ai me vullnetin e tij të lirë mund të marrë përsipër detyrime të ndryshme ligjore si psh: mund të lidhë kontrata, mund të përfaqësojë të tjerë në lidhje kontratash, mund të ngrejë padi në gjykatë etj. Pra, me mbushjen e moshës 18 vjeç çdo person ka të drejtë të ushtrojë në mënyrë ligjërisht të vlefshme të drejtat që i jep ligji.
Kodi i Familjes
Kodi i Familjes në nenin 7 të tij vendos se: ‘Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa për shkaqe me rëndësi mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe’.
Sipas këtij neni legjislatori ka vendosur se me mbushjen e moshës 18 vjeç një person është plotësisht i aftë të kuptojë dhe të marrë përsipër detyrimet që lindin nga martesa. Gjithashtu në këtë nen parashikohet se për shkaqe me rëndësi gjykata e vendit ku lidhet martesa mund të lejojë dikë të martohet përpara kësaj moshe. Përcaktimi se cilat shkaqe do të jenë të një rëndësie të tillë sa të lejohet martesa para kësaj moshe i takon gjykatës dhe ajo varion rast pas rasti. Duke pasur parasysh, praktikën gjyqësore këto shkaqe me rëndësi në pjesën më të madhe janë rastet e shtatzanisë në mënyrë që fëmija të lindë brenda një martese.
Kushtetuta
Në nenin 45 të Kushtetutës, pjesa që bën fjalë për liritë dhe të drejtat politike, parashikon se ‘Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet’.
Në këtë nen, legjislatori parashikon se të gjithë personat që kanë mbushur moshën 18 vjeç kanë aftësinë e duhur për të bërë zgjedhjen e duhur në lidhje me qeverisjen që duan të zgjedhin. Për herë të parë, mosha 18 vjeç e votimit u vendos pas Luftës së Dytë Botërore.
Kodi Zgjedhor
Në nenin 3 të këtij Kodi thuhet se: ‘Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod’.
Ky nen i këtij Kodi reflekton nenin 45 të Kushtetutës i cili vlerëson se një person i cili ka mbushur moshën 18 vjeç ka aftësinë e duhur për të vendosur në lidhje me qeverisjen e vendit.
Arsyeja pse solla këtu të gjithë nenet e mësipërme është për të vënë në pah se mosha e vendosur si 18 vjeç për të votuar nuk duhet parë e shkëputur nga moshat e të tjera të përcaktuara në ligj. Mendoj se ne momentin kur do të vendoset të ndryshohet mosha e votimit duhet bërë një studim i mirëfilltë për të parë nëse personat më të rinj se 18 vjeç kanë aftësinë e duhur për të bërë zgjiedhje te pavarura dhe të përgjithshme. Gjithashtu duhet pasur parasysh që do të ishte jo normale vendosja e moshës zgjedhore 16 vjeç në rast se mosha për të marë mbi vete detyrime të tjera juridike si psh. lidhja e një kontrate apo lejimi për të lidhur martesë do të vijonin të ishin 18 vjeç. Mos ndoshta e drejta për të vendosur për qeverisjen është më pak e rëndësishme se e drejta për të lidhur martesë?

Tuesday, February 12, 2013

Si ndahet pasuria në rast divorci?

Mënyra se si do të ndahet pasuria në rast divorci është një nga momentet më të vështira jo vetëm për një çift por edhe për familjarët e tyre. Për këtë arsye, sa më të qartë të jeni në lidhje me atë ç'ka ju takon në rast divorci më shumë kokëçarje do ti kurseni vetes.
Në Kodin e ri të Familjes të vitit 2003 u përcaktuan disa mënyra për administrimin dhe ndarjen e pasurisë së përbashkët të dy bashkëshortëve (regjime pasurore martesore). Nëse ju nuk vendosni të zgjidhni një nga mënyrat që Kodi përcakton, automatikisht pasuria juaj bashkëshortore do të administrohet në formën e regjimit pasuror në bashkësi.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pasuria juaj bashkëshortore e krijuar gjatë martëses do të ndahet në mënyrë plotësisht të barabartë në rast divorci midis të dy bashkëshortëve. Pavarësisht kontributit financiar (pagës apo të të ardhurave të secilit nga bashkëshortët gjatë kohës së martesës) pasuria e vënë gjatë kësaj kohe do të ndahet në mënyrë të barabartë midis të dy bashkëshortëve. Pra, duhet të kuptoni se dhe në rast se njëri nga bashkëshortët nuk ka punuar asnjë ditë gjatë kohës së martesës, sërish pasuria e vënë gjatë kohës së martëses do të ndahet përgjysëm.
Por janë disa pasuri të cilat janë pasuri vetjake e secilit prej bashkëshortëve dhe nuk do të bëjnë pjesë në pasurinë e përbashkët, pra nuk do të ndahen mes bashkëshortëve. Këto pasuri janë:
a) pasuria, e cila para lidhjes së martesës ishte në bashkëpronësi të bashkëshortit me persona të tjerë ose kundrejt së cilës ai ishte titullar i një të drejte reale përdorimi;
b) pasuria e fituar gjatë martesës me anë të dhurimit, të trashëgimisë ose legut, kur në aktin e dhurimit ose në testament nuk përcaktohet se ato janë dhënë në favor të bashkësisë;
c) pasuritë e përdorimit ngushtësisht vetjak të secilit bashkëshort dhe pasuritë e fituara si aksesorë të pasurisë vetjake;
ç) mjetet e nevojshme të punës për ushtrimin e profesionit të njërit prej bashkëshortëve, përveç atyre që janë caktuar për administrimin e një veprimtarie tregtare;
d) pasuria e fituar nga shpërblimi i dëmit vetjak, me përjashtim të të ardhurave që rrjedhin nga pensioni i fituar për shkak të humbjes së pjesshme ose të plotë të aftësisë për punë;
dh) pasuria e fituar nga tjetërsimi (shitja, shkëmbimi) i pasurive vetjake të sipërpërmendura;
e) shkëmbimi i tyre, kur kjo është deklaruar shprehimisht në aktin e blerjes.

Friday, November 2, 2012

Si të blejmë sendet e paluajtshme

Kontrata e shitjes është një akt juridik që lidhet midis dy personave te cilët quhen shitësi dhe blerësi. Qëllimi i lidhjes së një kontrate shitjeje është kalimi i pronësisë së një sendi. Por kontrata e pronësisë mund të lidhet dhe për të kaluar të drejtën e pronësisë mbi një të drejtë. Gjithmonë kontrata e shitjes do të lidhet kundrejt një çmimi.
Kontrata e shitjes mund të lidhet për një send që ekziston tashmë ose për një send që do të krijohet. Shembull, këtu mund të japim kontrata e shitjes për apartamentet që do të ndërtohen në të ardhmen nga shitësi. Në rastin kur kontrata e shitjes do të bëhet per një send i cili do të krijohet ne të ardhmen, kalimi i pronësisë do të bëhet kur sendi të ekzistojë. Pra, një kontratë shitje për një send të ardhëm do të këtë fuqi të plotë juridike pasi sendi të ekzistojë.
Mënyra e shitjes se sendeve të paluajtshme
Duhet te tregoni kujdes te veçantë për shitjen e sendeve të paluajtshme. Sende të paluajtshme janë toka dhe të gjitha ato sende që janë të lidhura pazgjidhshmërisht me tokën si ndertësat, anijet etj. Kjo pasi shitja e pasurive të paluajtshme kërkon një procedurë të përcaktuar nga ligji e cila përbëhet nga dy hapa ligjorë që duhen plotësuar detyrimisht, të cilat janë:
1. Veprimi juridik për blerjen e një prone të paluajtshme duhet të bëhet me akt noterial. Kjo do të thotë se është e detyrueshme që të kontratën e shitjes ta përpiloni dhe nënshkruani para një noteri.
2. Pasi ta keni bërë kontratën e shitjes para një noteri duhet ta dërgoni këtë kontratë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar (neni 83 i Kodit Civil).
Vetëm pas këtyre dy veprimeve ju do të bëheni pronari ligjor i sendit të paluajtshëm që keni blerë. Pra duhet të bëhen të dy veprimet njëkohësisht, përpilimi dhe nënshkrimi i kontratës para një noteri si dhe regjistrimi i saj në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Tuesday, July 24, 2012

Prokura

Prokura është një dokument i shkruar me ane te te cilit mund ti jepni dikujt te drejte te beje veprime ne emrin tuaj (tju perfaqesoje).
Prokura eshte nga format e përfaqësimit. Me përfaqësim do të kuptojmë veprimet e kryera në emër dhe për llogari të një personi tjetër. Këto veprime kryhen:
- Për shkak të ligjit (kur një prind përfaqëson fëmijën e tij ose kujdestari përfaqëson personin që ka në kujdestari ligjore, etj). Në këtë rast kufinjtë në të cilat do të veprojë përfaqësuesi përcaktohen nga ligji
- Për shkak se ekziston një prokurë. Në këtë rast personi që kërkon të përfaqësohet lëshon një prokurë ku përcakton personin që kërkon ta përfaqësojë dhe të drejtat që i jep.
Nuk ka një kufi për veprimet të cilat mund të kryhen nga një përfaqësues përveç veprimeve ligjore të cilat kërkojnë patjetër praninë tuaj për të qenë të vlefshme. Ato veprime të cilat lidhen me karakteristikat tuaja individuale. P.sh. nëse ju keni lidhur kontratë me një shtëpi botuese për të shkruar një libër, nuk mund t’i lëshoni dikujt tjetër prokurë për të kryer këtë veprim. Nuk mund të lëshoni gjithashtu prokurë që dikush tju përfaqësojë në gjendjen civile për të lidhur martesë në emrin tuaj.
Veprimet e kryera në zbatim të përfaqësimit ligjor ose me prokurë do të quhet se janë kryer nga personi i përfaqësuar dhe do të kenë pasoja direkte mbi të dhe mbi trashëgimtarët e tij. Pra duhet të keni kujdes në të drejtat që i jepni dikujt më prokurë për t’ju përfaqësuar pasi do të konsiderohen të kryera nga ju dhe pasojat do të bien mbi ju.
Personi që ju përfaqëson nuk mund të kryejë veprime me veten e tij (psh. Nëse ju i keni lënë dikujt prokurë për t’ju shitur shtëpinë ai nuk mund t’ja shesë këtë shtëpi vetes).
Prokura duhet të bëhet me shkrim. Prokura mund jetë me shkresë të thjeshtë (kur ligji e lejon) ose përpara një noteri. Përpara një noteri do të bëhen ato prokura të cilat janë lëshuar për të kryer veprime ligjore për të cilat ligji kërkon të bëhen me akt noterial. P.sh. Nëse vendosni t’i lëshoni dikujt një prokurë për t’ju shitur shtëpinë duhet të keni parasysh se kjo prokurë duhet të përpilohet para një noteri pasi vetë shitja e shtëpisë nuk mund të bëhet me një kontratë të thjeshtë por para një noteri.

Llojet e prokurës

Prokura mund te jetë dy llojesh: Prokurë e posaçme dhe e përgjithshme.
Në një prokurë të posaçme janë të përcaktuara veprimet të cilat kërkohet të kryhen nga përfaqësuesi juaj, veprime këto të lidhura nga një qëllim i caktuar.
Më anë të një prokure të përgjithshme ju i jepni të drejtë dikujt tju përfaqësojë në lidhje më një tërësi të drejtash. Pra në një prokurë të përgjithshme nuk përcaktohen shprehimisht veprimet të cilat ju kërkoni të kryhen në emrin tuaj.

Përfaqësimi në gjykatë

Në një proces gjyqësor civil në gjykatë përveç avokatëve mund t’ju përfaqësojnë në gjykim dhe: Bashkshorti/ja, prindërit, fëmijët, vëllezrit dhe motrat.
Në këtë rast ky përfaqësim mund të bëhet me prokurë ose me deklarim para gjykatës. Konceptin e prokurës e shpjeguam më lart. Pra, mund të shkoni para një noteri dhe të lëshoni një prokurë për një nga personat që cituam më lart.
Me deklarim, nënkupton që ju të paraqiteni para gjykatës dhe në seancën e parë gjyqësore (seanca e dytë e gjyqit, pasi seanca e parë është seancë përgatitore) dhe të shprehni vullnetin tuaj për t’u përfaqësuar në gjykim nga personi që ju dëshironi (avokat ose familjar). (Në këtë mënyrë do mund të kursenit duke mos lëshuar një prokurë). Në deklarimin tuaj do të përcaktoni nëse përfaqësuesi i zgjedhur nga ana juaj mund tju përfaqësojë në praninë dhe në mungesën tuaj. Pas këtij momenti mbetet në dëshirën tuaj nëse doni të vijoni të shkoni në gjykim.


Tuesday, April 10, 2012

Parimet e përgjithshme në lidhje me gjykimin në mungesë sipas Gjykatës Europiane së Drejtave të Njeriut, Strasbourg


Gjykimi në mungesë nënkupton situatën kur një person i akuzuar për një vepër penale refuzon të marrë pjesë në gjykim. Në këtë situatë, nëse i akuzuari nuk ka zgjedhur avokat, Gjykata që po shqyrton çështjen i cakton atij një avokat falas. Detyrimi për zhvillimin e nje procesi të rregullt gjyqësor përcaktohet ne nenin 6 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Këto parime janë përcaktuar në vendimin Sejdovic v.Italisë të Gjykatës:

a- E drejta për të marrë pjesë në gjykim dhe për të pasur një gjykim të ri

Megjithëse nuk është qartësisht e shprehur në nenin 6/1 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, objekti dhe qëllimi i këtij neni i marrë si i tërë, nënkupton se një person ‘i akuzuar për një vepër penale’ duhet te njoftohet në lidhje me procedimin ndaj tij. Më tej në nënparagrafët ‘c’, ‘d’ dhe ‘e’ të paragrafit 3, i garantojnë të drejtën e ‘çdonjërit të akuzuar për një vepër penale’ ‘të mbrojë veten’, ‘të dëgjohet ose të dëgjojë dëshmitarë’ dhe ‘të ketë ndihmë falas nga një përkthyes nëse nuk kupton gjuhën e përdorur në gjykim’. Nëse i pandehuri nuk do të merrte pjesë në gjykim do ta kishte të pamundur të ushtronte këto të drejta që i sigurohen atij nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (shih Colozza v.Italy, p.26; FCB v.Italy, p.33; Belzuik v.Polonisë, p.37).
Procedimi në mungesë të të akuzuarit nuk është në vetvete në papërputhshmëri me nenin 6 të Konventës. Megjithatë, do të ishte pa dyshim një mohim i drejtësisë në rast se një person i dënuar në mungesë nuk do të kishte më pas mundësi të dëgjohej nga një gjykatë e cila do të përcaktonte rishtas faktet e çështjes në respektim të ligjit dhe provave. Kjo do të ndodhte në rast se nuk është përcaktuar i pandehuri se ai ka hequr dorë nga e drejta për të marrë pjesë dhe për tu mbrojtur në gjykim.
Konventa u jep Shteteve Kontraktuese një liri vperimi të gjerë për të përcaktuar mjetet në sistemin e tyre ligjor që do të ishin në pajtim me kërkesat e nenit 6. Detyra e Gjykatës është të vlerësojë nëse qëllimi i përcaktuar nga Konventa është arritur. Në veçanti, mjetet proceduriale të ofruara nga ligji vendas dhe praktika një personi të akuzuar për kryerjen e një vepre penale i cili nuk ka hequr dorë nga paraqitja dhe mbrojtja në gjykim dhe as ka kërkuar ti shpëtojë gjykimit, duhet të jenë efektive.
Gjykata, më tej arsyeton se e drejta e të akuzuarit për të qenë pjesëmarrës në gjykim ose gjatë rigjykimit, është një nga kërkesat themelore të nenit 6 të Konventës. Si rrjedhim, refuzimi i kërkesës për rigjykim i të akuzuarit, procesi penal në ngarkim të të cilit është bërë në mungesë të tij dhe pa provuar se ai gjatë gjykimit kishte hequr dorë nga e drejta për tu mbrojtur, është një shkejle flagrante e mohimit të drejtësisë në kundërshtim me parashikimet e nenit 6.

b- Heqja dorë nga e drejta për të marrë pjesë në gjykim

Neni 6 i Konventës nuk e ndalon të akuzuarin të heqë dorë në mënyrë të shprehur ose me veprime konkludente nga garancitë që i siguron neni 6 i Konventës për një gjykim të drejtë. Megjithatë, heqja dorë nga e drejta për të marrë pjesë në gjykim, në mënyrë që të jetë në përputhje me Konventën, duhet të bëhet në mënyrë të qartë dhe duke respektuar minimumin e kërkesave ligjore në përpjestim me rëndësinë e saj. Për më tepër kjo heqje dorë nuk duhet te vijë ndesh me interesin publik.
Gjykata është shprehur se në rast se një person i akuzuar për një vepër penale nuk është njoftuar personalisht në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, nuk mund të konkludohet vetëm nga fakti i statusit të tij si i arratisur, në rast se ky status është bazuar në prova të paplota se ai ka hequr dorë nga e drejta për të mbrojtur veten.
Gjithashtu, para se të konkludohet se me sjelljen e tij një i akuzuar ka hequr dorë nga një e drejtë e parashikuar në nenin 6 të Konventës duhet të vërtetohet se ai ka pasur mundësi të parashikojë pasojat e sjelljes së tij.
Për më tepër, nuk i takon të akuzuarit barra e provës, për të vërtetuar se ai nuk po i ikte drejtësisë. Në të njëjtën kohë, është në vullnetin e autoriteteve për të vlerësuar shkaqet për të cilat i akuzuari ka munguar gjatë gjykimit ose nëse ai ka munuguar në gjykim për arsye që kanë qenë jashtë vullnetit të tij.

c- E drejta e personit t’u informuar në lidhje me akuzat kundër tij

Neni 6, paragrafi 3 (a) i Konventës, përcakton se çdo njeri i akuzuar për kryerjen e një vepre penale ka të drejtë ‘të informohet menjëherë, në një gjuhë që kupton dhe në mënyrë të detajuar për natyrën dhe shkaqet e akuzave që rëndojnë kundër tij’. Ky parashikim, tregon për vëmendjen e veçantë që duhet të ketë njoftimi i akuzës për të pandehurin. Formulimi i akuzës, luan një rol kryesor në procesin penal, pasi që nga ky moment i akuzuari vihet formalisht në dijeni të provave dhe bazës ligjore që mbështesin akuzën e ngritur kundër tij.
Qëllimi i parashikimit të cituar më lart duhet të vlerësohet nën dritën e të drejtës për nje proces të rregullt gjyqësor, e garantuar nga neni 6/1 i Konventës. Në rastin e procedimeve penale parashikimi i plotë dhe informacioni i detajuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj të akuzuarit dhe si rrjedhim përcaktimi ligjor që gjykata mund të vendosë mbi çështjen është një parakusht thelbësor për të siguruar ligjshmërinë e procedimit.

d- Përfaqësimi ligjor i të akuzuarit të gjykuar në mungesë

Megjithëse nuk është absolute, e drejta e çdo individi të akuzuar për një vepër penale për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga një avokat, qoftë ky i caktuar nga gjykata është një nga tiparet themelore të një gjykimi të drejtë. E drejta për tu mbrojtur nga një avokat, nuk shuhet dhe në rastet kur i akuzuari nuk është prezent gjatë gjykimit. Është e një rëndësie vendimtare për sigurimin e një procesi të rregullt gjyqësor që i akuzuari të përfaqësohet në mënyrë efektive në gjykimin e shkallës së parë dhe në apel.
Në të njëjtën kohë është e një rëndësie thelbësore paraqitja e të akuzuarit gjatë gjykimit jo vetëm për shkak të së drejtës së tij për t’u dëgjuar por dhe për të vërtetuar thëniet e tij dhe për ti krahasuar ato me ato të viktimës, interesat e së cilës duhet te mbrohen, dhe thëniet e deshmitarëve. Ligjvënësi duhet që në përputhje me rrethanat, të jetë i aftë të shmangë mungesat e pajustifikuara në gjykim të të akuzuarit. Kjo duhet të ndodhë, me kusht që sanksionet e përdorura të jenë në përputhje me rrethanat e çështjes dhe të akuzuarit mos ti cënohet e drejta e tij për t’u mbrojtur.
Është detyrë e Gjykatës për të siguruar një proces të rregullt gjyqësor dhë në përputhje me rrethanat të sigurojë që mbrojtësi, i të akuzuarit që po gjykohet në mungesë, ka të gjithë ndihmën e nevojshme për të kryer detyrën e tij.
Ndërsa sanksionon të drejtën e gjithësecilit, të akuzuar për një vepër penale, ‘për të mbrojtur veten personalisht ose nëpërmjet ndihmës ligjore’, neni 6.3 (c) nuk përcakton shprehimisht mënyrat për ta ushtruar këtë të drejtë. Në këtë mënyrë ju mbetet Shteteve kontraktuese, zgjedhja e mjeteve ligjore për ushtrimin e kësaj të drejte. Gjithashtu është detyrë e Gjykatës për të vlerësuar nëse metoda e zgjedhur është në përputhje me kërkesat e nenit 6 për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor. Në këtë aspekt duhet të kihet parasysh se të drejtat e parashikuara nga Konventa ‘garantojnë të drejta që nuk janë teorike ose abstrakte por efektive dhe praktike’. Pra, në vijim të këtij arsyetimi, vetë momenti i caktimit të një mbrojtësi personit që akuzohet për një vepër penale nuk siguron efektivitetin e Konventës.
Megjithatë një Shtet nuk mund të jetë përgjegjës për çdo dështim ose problem nga ana e avokatit të caktuar kryesisht ose nga i akuzuari. Kjo është pjesë e pavarësisë që sistemi gjyqësor e në këtë rast mbrojtësi ligjor ka nga Shteti, duke qenë se sjellja e përfaqësuesit, si ai i caktuar nga shteti dhe ai i zgjedhur nga i akuzuari, është çështje që i përket të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij ligjor. Nëse vihen në dijeni, autoritetet kompetente shtetërore kërkohet të ndërhyjnë për të siguruar një përfaqësim efektiv për të akuzuarin.

Monday, March 12, 2012

Shembull padie për zgjidhje martese

(ky shembull padie është në rastin kur nuk keni pasur fëmijë nga martesa)
Në praktikë procesi gjyqësor për divorc në rast se nuk keni pasur fëmijë është i thjeshtë. Kërkohet të paraqitni në Gjykatë padinë të shoqëruar me provat të cilat janë certifikata lindjeje për secilin nga bashkëshortët, certifikatë martese dhe certifikatë familjare. Normalisht një proces i tillë mund të zgjasë 3 ose 4 seanca gjyqësore. Nuk besoj se është e nevojshme të keni avokat nëse vendosni të paraqiteni vetë. Praktikisht, gjatë gjykimit do ti përmbaheni asaj cka keni shkruar në padi.
Më poshtë vijon shembulli:

Kërkesë padi

Paditës: Emër Mbiemër, biri/e bija i dhe , dtl. , lindur në , banues në (adresa e saktë), me kombesi dhe
shtetesi , e/i martuar. Përfqësuar nga (emër dhe mbiemër I përfaqësuesit nëse përfaqësoheni në
gjykim nga një avokat)

I/E Paditur: Emër Mbiemër, biri/e bija i dhe , dtl. , lindur në , banues në (adresa e saktë), me kombesi dhe
shtetesi , e/i martuar.

Objekti: Zgjidhje martese

Baza ligjore: Neni 132, 146 të Kodit të Familjes.

Përpara Gjykatës së rrethit Gjyqësor (Gjykata që duhet ti drejtohesh është Gjykata e vendit ku ka vendbanimin pala e paditur)

(Në padi do të tregoni historinë e marëdhënies suaj martesore. Mënyrën si jeni njohur, datën e martesës, arsyet për të cilat mendoni se marëdhënia juaj nuk funksionon më).
Një shembull:

Unë pala paditëse, i drejtohem me këtë padi Gjykatës për zgjidhjen e martesës sime me palën e paditur.
Me të paditurën jemi njohur (kur dhe si jeni njohur).
Në fillim marëdhëniet tona kanë qenë të mira dhe pas një periudhe njohjeje kemi vendosur të lidhim martesë, të cilën e kemi lidhur në datën (data e lidhjes së martesës).
Këtë fakt e provoj me Certifikatën e martesës nr. datë (numri dhe data e certifikatës së martesës) , lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile (emri ose numri i Zyrës së Gjendjes Civile që e ka lëshuar certifikatën)
Fillimisht marëdhëniet tona martesore kanë qenë të mira dhe janë karakterizuar nga mirëkuptimi reciprok dhe harmonia familjare.
Me kalimin kohës marëdhëniet tona janë përkeqësuar (këtu mund të jepni arsyet pse mendoni se marëdhëniet tuaja janë përkeqësuar).
Gjatë kësaj kohe ne jemi munduar të përmirësojmë martesën tonë por kjo ka qenë e pamunduar për shkak të konflikteve të herëpashershme dhe mospërputhjes së karaktereve që kemi pasur.
Martesa jonë ka humbur qëllimin e saj dhe bashkëjetesa jonë është bërë e pamundur etj.
Pretendimet e mia i mbështes në këto prova:
Certifikatë lindjeje për secilin nga bashkëshortët
Certifikatë martese
Certifikatë familjare
Përfundimisht kërkoj pranimin e padisë sipas objektit

Kërkuesi
(emër, mbiemër, nënshkrim)

Zgjidhja e marteses (Divorci) në Shqipëri

Kur mund të kërkoni zgjidhjen e martesës (divorcin)

1. Nëse të dy bashkëshortët bien dakort për zgjidhjen e martesës, ata mund të paraqesin para gjykatës bashkë me kërkesë padinë dhe një projekt marrëveshje. Projektmarrëveshja duhet përpiluar para një noteri dhe në të ju duhet të parashikoni se si do të zgjidhni pasojat e zgjidhjes së martesës (cili nga partnerët do të mbajë fëmijët, sa do të kontribojë partneri tjetër ekonomikisht për rritjen e tyre, etj).
2. Në rast se ju dhe bashkëshorti nuk jetoni më bashkë prej 3 vjetësh. Pra në këtë rast kërkohet të provohet se ju jeni ndarë faktikisht prej një periudhe 3 vjecare.
3. Neni 132 i Kodit të Familjes parashikon se secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martësës kur: “Për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve që rrjedhin nga martesa” jetesa e përbashkët është bërë e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin për të cilin është lidhur për njërin ose të dy bashkëshortët.

Provat që duhet të paraqiten në gjykatë në rastin kur kërkoni zgjidhjen e martesës:
Certifikatë lindje për secilin nga bashkëshortët
Certifikatë martese
Certifikatë lindjeje për secilin nga fëmijët (në rast se keni fëmijë)
Certifikatë familjare

Duhet të keni parasysh se procesi i gjykimit për zgjidhjen e martesës ka si objekt:
Zgjidhjen e martesës
Të përcaktojë se me kë do të rrinë fëmijët
Të përcaktojë se sa do jetë pensioni ushqimor (sasinë e parave) që do të paguajë prindi me të cilin nuk do të jetojnë fëmijët
Te percaktoje takimet periodike te femijeve me prindin i cili nuk jeton me ta

Procedura e gjykimit për zgjidhjen e martesës

Seanca e parë e këtij gjykimi quhet seanca e pajtimit dhe të dy bashkëshortët janë të detyruar të marrin pjesë. Pas kësaj seance mund të zgjidhni ju nëse doni të shkoni në gjykim ose të përfaqësoheni me avokat.
Ndarja e pasurisë së bashkëshortëve do të zgjidhet në një proces tjetër gjyqësor me objekt “Pjestim pasurie”.

Tuesday, February 21, 2012

Atësia e fëmijëve të lindur jashtë martese


Njohja e atësise për fëmijët e lindur jashtë martese është një çështje shpesh delikate pasi nëse nuk kryhet në mënyrën dhe kohën e duhur mund të kërkojë shumë kohë dhe para për palët e përfshira. Vendimi për njohjen e atësisë së një fëmije është i pakthyeshëm.
Njohja vullnetare e atësisë së fëmijës së lindur jashtë martese mund të bëhet në çdo kohë nga burri i cili pretendon se është i ati i tij.
Njohja e atësisë kalon nëpër disa hapa:
- Fillimisht ai që pretendon atësinë e një fëmije duhet të paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile dhe të deklarojë vullnetarisht para nëpunësit të Gjendjes Civile faktin se ai është babai i fëmijës së regjistruar.
Burri i cili do të regjistrohet si ati i fëmijës së lindur jashtë martese duhet të ketë arritur moshën madhore, pra te ketë mbushur 18 vjeç.
Duhet patur parasysh një moment shumë i rëndësishëm që vetëm ati i fëmijës mund ta bëjë deklarimin e njohjes. Pra, nëse nëna e fëmijës do të paraqitej dhe do të bënte një deklarim në lidhje me atësinë e fëmijës së saj, ky deklarim nuk do kishte efekt ligjor.
- Më pas Zyra e Gjendjes Civile është e detyruar të njoftojë nënën e fëmijës për të marë mendimin e saj në lidhje me njohjen e atësisë. Njohja e atësisë do ketë efekt të plotë ligjor kur për këtë njohje jep pëlqimin e saj dhe nëna e fëmijës. Nëna ka një afat një mujor kohë për të kundërshtuar njohjen. Këtë mund ta bëjë me shkrim ose me goje para nëpunësit të Gjendjes Civile ku është bërë njohja.
Në rast se nëna e fëmijës e kundërshton njohjen e atësisë, burri që e pretendon atë, mund t’i drejtohet gjykatës për të vërtetuar atësinë e tij.

Njohja e atësisë në rrugë ligjore

Nese njohja e atesise se femijes nuk do te behet me ane te rruges administrative ajo mund te behet ne rruge gjyqesore.
Ne kete menyre, babai ose nena i nje femije te lindur jashte martese mund ti drejtohen gjykates me padine 'Per njohje atesie'.
Nese sic shpjeguam me lart, perpjekjet qe ben ati i femijes per te njohur atesine deshtojne ai mund t'i drejtohet gjykates me padi.
Gjithashtu dhe nena qe ka pasur nje femije jashte martese te cilin partneri i saj refuzon ta njohe si bir mund ti drejtohet gjykates me padi per vertetimin e atesise.
Nëna e fëmijës ka të drejtë të ngrejë padi brenda 3 vjetëve nga lidnja e fëmijës, ndaj personit që ajo pretendon se është babai i fëmijës së saj në të cilën do të kërkojë vërtetimin e atësisë për fëmijën.
Ndërkohë që e drejta e fëmijës për të ngritur padi ndaj personit që ai pretendon se është i ati lind në momentin që ai bëhet madhor dhe është e pakufizuar në kohë. Pra, fëmija mund të ngejë një padi ‘Për njohje atësie’ në çdo moment të jetës së tij.
Padi e atit për njohjen e atësisë së fëmijës që ai pretendon se është i tij lind nga momenti që kalon afati 1 mujor gjatë të cilit nëna duhet të shprehet në lidhje me njohjen vullnetare të tij të atësisë, e vijon deri në një vit pas saj.

Provat që duhet të paraqiten gjatë një procesi gjyqësor për njohjen e atësisë

Neni 189 i Kodit të Familjes shprehet se ‘Atësia e një fëmije të lindur jashtë martese mund të vërtetohet me vendim gjykate, nëse gjatë gjykimit provohet se në kohën e zënies (konceptimit) të fëmijës, i ati bashkëjetonte me nënën e fëmijës ose ka kryer marëdhënie seksuale me të me ose pa dhunë, ose i ka premtuar martesë ose nga një gjykim penal apo civil rezulton në mënyrë te drejtëpërdrejt ose tërthorazi atësia e fëmijës së lindur jashtë martese, si dhe kur dihet publikisht se e ka njohur fëmijën si të tijin’.
Së pari duhet të vërtetohet aftësia riprodhuese e atit të pretenduar
Së dyti e rëndësishme është të provohet gjatë gjykimit momenti i (zënies) konceptimit të fëmijës. Pas përcaktimit të këtij momenti duhet të provohet se ati dhe nëna e fëmijës nuk kanë qenë fizikisht larg në momentin e konceptimit (zënies) së fëmijës dhe se kanë pasur një marëdhenie bashkejetese ose marëdhënie seksuale.
Si provë mund të shërbejnë, fotografitë e përbashkëta, letrat, dëshmitarë të cilët mund të provojnë se nëna e ati i fëmijës kanë pasur lidhje.
Këtu është shumë e rëndësishme të mbani parasysh se në një proces civil gjykata nuk mund të detyrojë babain e pretenduar të fëmijës të kryejë analiza gjaku apo ADN-je që do të përcaktonin atësinë e fëmijës. Pra, është në vullnetin e tij, t’u nënshtrohet ose jo këtyre analizave. Por gjykata në këtë rast, do të mbante parasysh se ai me veprimet e tij po pengon në arritjen e një vendimi të drejtë.
E në një rast të tillë provat e tjera, si letra, emaile, foto, dëshmitarë, apo çdo lloj shkrese që do të provonte lidhjen e nënës dhe atit të fëmijës marrin rëndësi të madhe në gjykim, pasi gjykata do të vendoste bazuar ne to.
Pra, nëse babai i pretenduar i fëmijës e kundërshton këtë atësi, është patjetër e këshillueshme të kryejë analizat e ADN-së, të cilat zakonisht janë vendimtare në këtë lloj procesi.




Wednesday, December 28, 2011

Bashkëjetesa në Shqipëri


Bashkëjetesa
Për herë të parë në kodin e Familjes parashikohet se bashkëjetesa faktike midis një burri dhe nje gruaje sjell pasoja ligjore. Bashkëjetuesit janë të lirë të zgjedhin pasojat ligjore në lidhje me fëmijët e lindur nga kjo bashkëjetesë dhe pasurinë e tyre të vënë gjatë bashkëjetesës. Kjo mund të bëhet me anë të një marrëveshjeje përpara një noteri. Në këtë marrëveshje mund të përcaktoni që në rast ndarjeje, si do dëshironit të vijonte përgjegjësia juaj prindërore mbi fëmijët e lindur nga bashkëjetesa dhe si do të ndahej pasuria e vënë gjatë saj.
Në rast se ju do keni mosmarrëveshje për të vendosur mbi pasojat e bashkjetesës dhe në mungesë të një marrëveshjeje që do të rregullojë atë, mund ti drejtoheni gjykatës e cila vendos mbi pasojat e bashkëjetesës suaj.
Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesa përkufizohet si “një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”.
Pra duke pasur parasysh këtë përkufizim duhet të kuptoni se megjithëse ligji nuk kërkon një periudhë të caktuar që bashkëjetesa juaj të sjellë pasoja ligjore, duhet që ajo të ketë qenë e vazhdueshme dhe ju të keni formuar një familje fakti.
Ju takon ju të provoni para gjykatës se bashkëjetesa juaj ka pasur një karakter të tillë. Kjo mund të provohet mendoj, psh: me një kontratë blerje ose qeraje shtëpie (në të cilën ju keni jetuar bashkë), foto, letra, fatura, dëshmitarë dhe çdo provë tjetër që mund të shërbejë për të kuptuar se ju keni jetuar si çift faktik.

Efektet e bashkëjetesës në lidhje me trashëgiminë

Trashëgimia ka të bëjë me të drejtat pasurore ju kalojnë të gjallëve për shkak te vdekjes së një personi. Në Kodin civil (në të cilin parashikohet trashëgimia) parashikohen personat që mund të trashëgojnë një person që vdes. Bashkëjetuesi nuk mund ta trashëgojë personin e vdekur por fëmijët e lindur nga bashkëjetesa po, duke qenë se fëmijët e lindur nga martesa (të cilëve ju është njohur amësia dhe atësia) janë të barabartë para ligjit me fëmijët e lindur nga martesa. Personi që vdes nuk mund të bëjë as testament në favor të bashkëjetuesit të tij. Kjo pasi, sipas ligjit shqiptar, mund të lëmë pasuri me testament vetëm për një numër të caktuar personash që janë: fëmijët, fëmijët e fëmijëve, bashkëshorti, personi i paaftë për punë që ka bashkëjetuar me trashëgimlënësin, prindërit, gjyshërit, vëllezrit dhe motrat. Brenda këtij rrethi personash cdo person është i lirë të bëjë testament. Nëse nuk respektohet kjo kërkesë e ligjit testamenti do të shpallet i pavlefshëm nga gjykata. Pra, nëse doni që bashkëjetuesi juaj të fitojë pronësi prej jush një nga rrugët kryesore për ta bërë këtë do të ishte kontrata e dhurimit ose kontrata ne dobi të personit të tretë.
Nëse personi që bën testamentin nuk ka asnjë person të afërt nga ata që u cituan më lart mund tja lërë pasurinë cdo personi tjetër.

Ndalimet për të lidhur martesë
Ndalohen të lidhin martesë ata që janë tashmë të martuar dhe nuk kanë zgjidhur ende atë ose martesa nuk është shpallur e pavlefshme.
Nuk lejohet martesa brenda antarëve të një familjeje deri në gradën e parë, si midis prindërei dhe fëmijëve, vëllezërve dhe motrave, ungjit dhe mbesës, emtës dhe nipit, fëmijët e vëllezërve dhe motrave. Por Gjykata e Rrethit ku banojnë kërkuesit mund të lejojë martesën midis fëmijve të vëllezërve dhe motrave për shkaqe me rëndësi. Siç e shjeguam më lart shkak me rëndësi mund të jetë gjendja e shtatëzanisë midis këtyrë familjarëve. Por duhet të patur parasysh, lejimi i martesës midis familjarëve ndodh vetëm në rastet e fëmijëve të vëllezërve dhe motrave. Me familjarë do të kuptojmë dhe anëtarët e familjes që janë dhënë në birësim. Pra ndalimi për të lidhur martesë midis familjarëve të përcaktuar më lart do të vijojë dhe me ata anëtarë të familjes që janë dhënë për birësim dhe nuk janë rritur si pjesë e familjes.
Nuk mund të lidhin martesë midis tyre vjehrri dhe nusja, vjehrra dhe dhëndri, njerku dhe thjeshtra, njerka dhe thjeshtri, pavarësisht se martesa që ka krijuar këtë lidhje është shpallur e pavlefshme, ka pushuar ose është zgjidhur.
Një tjetër kërkesë që bën ligji është që personat të cilët do të martohen të kenë zotësi të plotë për të vepruar. Pra, nuk mund të martohen ata që vuajnë nga një sëmundje e rëndë psikike. Bashkëshortët e ardhshëm duhet të kenë zhvillimin e duhur mendorë për të kuptuar pasojat ligjore të këtij veprimi. Kjo do të thotë se ndaj tyre nuk duhet të ekzistojë një vendim i Gjykatës që ju ndalon kryerjen e disa veprimeve juiridike.
Nuk lejohet gjithashtu martesa midis birësuesit dhe të birësuarit.

Sunday, December 25, 2011

The documents required to get the Albanian citizenship



- Written statement where you should present your request. The request should contain your identity (name, surname, birthday, place of birth, citizenship), the precise address of your domicile where you will be waiting the following correspondence with the Albanian authorities. In this statement you will introduce the reasons for which you are requesting the Albanian citizenship. Your signature too has to be put at the request.
- The statement of the employee that accepts your documents on the level of knowledge of your Albanian language
- Birth certificate
- Notarized copy of the residence permit that proves that you are legally residing in Albania
- Notarized copy of the title of property or house lease agreement of your residing place in Albania
- Documents like bank guarantee, proof of income, that verify the fact that you can sustain yourself financially
- Notarized copy of the document that proofs the status of asylum seeker of the applicant
- Criminal record of the applicant, retrieved from his country of origin
- 3 photos of the applicant
- Certificate to prove the Albanian origin of the applicant (If relevant)

Sunday, December 11, 2011

How to obtain the Albanian citizenship


This article is for all the foreigners interested in obtaining the Albanian citizenship. According to the law an Albanian citizen can be the holder of another citizenship simultaneously. This means that if you are the holder of a citizenship you can apply and obtain the Albanian citizenship. The authority that grants the Albanian citizenship is the President of Albania. The Albanian citizenship is object of the law no.8389, date, 05.08.1998.

The ways to get the Albanian citizenship

- By birth
- By naturalization
- By adoption

In this article I will focus on the way to get the Albanian citizenship by naturalization.
A foreigner can apply for the Albanian citizenship after fulfilling the following requirements:
- Should be more than 18 years old at the day when he submits the application
- Should have Albania legally for not less than 5 years as an habitual and continuous residence
- Should have a home in Albania and sufficient income to support himself
- Should not have been sentenced in his country of origin or Albania for an offense for which the law provides not less than 3 years of detention. This requirement will not be applied if it is proved that the sentence has been for political reasons.
- Should have at least elementary knowledge of Albanian language
- His/her Albanian citizenship should not risk the security of the Republic of Albania

If the person seeking the Albanian citizenship proves that has an Albanian origin from one of his parents till second grade, the required legal and habitual residence in Albania will be reduced in 3 years.
The foreigner married to an Albanian citizen for a period of 3 years can obtain the Albanian citizenship if he has lived continuously for 1 year.

Eliza Dushku receiving Albanian citizenship

The procedure to obtain the Albanian citizenship

The whole procedure to get the Albanian citizenship can last at the maximum 9 months after you have presented the formal request.
The request with all the accompanying documents to obtain the citizenship should be presented at the offices of the Ministry of Internal Affairs of the place you reside in Albania (at the Police Station in your residing area). If you are living abroad you should present the question for the Albanian citizenship in the Albanian diplomatic representative offices abroad.
Within 6 month the Albanian authorities will review the documents and will decide to present them to the President of the Republic. The President will decide within 3 months on your request about the citizenship.
If the Albanian authorities of the Internal Affairs will decide not to present your request to the President of the Republic they have to inform you on doing so. If you will oppose this decision you can bring the case before Tirana District Court.
In case the Albanian state has some economic, cultural, scientific, or national interest on the person seeking the Albanian citizenship the procedure explained above can be circumvented or avoided.

Thursday, December 8, 2011

Kur nuk mund të largoheni nga puna?

Punëdhënësi nuk mund ta ndërpresë marëdhënien e punës kur punëmarrësi:

- Është me raport mjekësor
- Është me leje lindjeje
- Është me pushime ose leje të dhënë nga punëdhënësi
- Është duke kryer shërbimin ushtarak

Gjithsesi ka një përjashtim përsa i përket rasteve të mësipërme. Nëse raporti juaj vijon për më shumë se 1 vit atëherë punëdhënësi ka të drejtë t’ju pushojë nga puna.
Duke interpretuar Kodin e Punës, mund të themi se nëse plotësohet afati 1 vjecar që ju keni qenë me raport punëdhënësi ka të drejtë t’ju largojë nga puna më një shkak të ligjshëm. Duhet pasur parasysh se kjo do të ndodhë dhe nëse ju vijoni të jeni sëmurë.
Ligji nuk shprehet nëse periudha 1 vjecare gjatë së cilës ju keni qenë me raport duhet të jetë e pandërprerë ose jo. Mendoj se konteksti i ligjit duhet të jetë se raporti juaj ka vijuar për 1 vit pa ndërprerje. Gjithsesi do të mbetet për gjykatën të vendosë në një rast që nuk ka qenë pa ndërprejeje.

Masat disiplinore

Masat disiplinore janë ndëshkime ligjore që punëdhënësi mund ti japë punonjësit në rast se ai shkel detyrat e tij të përcaktuara me në Kodin e Punës Kontratën Kolektive ose Kontratën Individuale të punës. Largimi nga puna për shembull është masa disiplinore më e rëndë.. Masat disiplinore nuk parashikohen në Kodin e Punës. Kodi shprehet se ato parashikohen në kontratat kolektive.
Kontrata kolektive është një kontratë që lidhet midis një ose disa punëdhënësish dhe një ose disa sindikatash që përfaqësojnë punonjësit. Normalisht kontrata kolektive përmban dispozita më specifike që kanë të bëjnë me të drejta dhe detyrime më konkrete për palët.
Masat disiplinore që jepen në varësi të shkeljes së kryer nga punonjësi përgjithësisht janë:

- Vërejtje me shkrim
- Vërejtje me paralajmërim per largim nga detyra
- Shkarkim nga detyra

Zakonisht masat disiplinore shuhen pas një afati të caktuar nëse punonjësi nuk kryen shkelje te tjera. Pra nëse për një kohë të caktuar nuk kryeni shkelje në punë, masa do të quhet se nuk është dhënë asnjëherë dhë nuk do ketë me efekt ligjor. Afati që duhet të kalojë për shuarjen e një mase disiplinore do të përcaktohet në kontratën kolektive.
Por nëse para shuarjes së një mase disiplinore do të kryeni një shkelje tjetër zakonisht punëdhënësi mund tju japë masën displinore më të rëndë atë të largimit nga puna. Pra duhet të bëni kujdes kur keni një masë disiplinore.
Masat displinore duhet të jenë të arsyetuara.

Friday, December 2, 2011

Shkaqet për të cilat punëdhënësi nuk mund tju largojë nga puna

Pas shqyrtimit nëse janë zbatuar afatet e njoftimit për largimin tuaj nga puna dhe procedura e kërkuar nga ligji, gjykata merr në shqyrtim arsyet për të cilat ju jeni larguar nga puna.
Arsyet të cilat trajtohen më së shumti si shkaqe të paarsyeshme për shkëputjen e marëdhënieve të punës në ligj dhe në literaturën juridike nuk kanë lidhje legjitime me përformancën në punë të punonjësit. Arsyet të cilat do të quhen të paligjshme për shkëputjen e marëdhënieve të punës do të jenë:
Arsyet që kanë të bëjnë me gjininë e punonjësit, racën, ngjyrën, moshën, gjendjen civile, detyrimet familjare, shtatzania, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore.
Pra për arsyet të cilat i citova më lart punëdhënësi juaj nuk mund tju largojë nga puna. Nëse e bën do të cilësohet si shkak i paarsyeshëm për t’ju larguar nga puna. Duhet të keni parasysh se ne gjykatë, i takon palës së punëdhënësit të vërtëtojë se nuk ju ka larguar nga puna për arsyet të cilat i ndalon ligji. Ndërkohë ju duhet të vërtetoni të kundërtën, duhet të kërkoni prova se largimi juaj nuk është bërë për shkaqe ligjore.
Gjithashtu ligji ndalon largimin nga puna që bëhet për motive që lidhen me me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës. Pra, gjithmonë kusht për gjetjen e largimit tuaj nga puna si të paligjshëm është që jut ë mos keni shkelur detyrimet që ju keni marrë përsipër në kontratën e punës.
Ushtrimi juaj i të drejtave sindikalë duke u antarësuar apo marrë pjesë në to nuk mund të shërbejë si shkak që punëdhënsi t’ju largojë nga puna.
Realisht ndodh se dhe në rast se vërtet punëdhënësi ju largon nga puna për arsyet që përmenda më lart gjatë gjykimit ai do të pretendojë se ka pasur arsye të tjera por ju duhet të mblidhni prova për të vërtetuar pretendimet tuaja.
Nëse në gjykim provohet se punëdhënësi ju ka larguar nga puna pa një shkak të arsyeshëm ai detyrohet t’ju japë deri në një vit pagë dëmshpërblim. Këtu duhet të keni parasysh se masën e dëmshpërblimit e vendos gjykata, nga një muaj deri në një vit.

Friday, November 25, 2011

Dëmshpërblimi që ju takon në rast se punëdhënësi nuk zbaton procedurën për largimin tuaj nga puna.

Në shkrimin e mëparshëm folëm për afatet e njoftimit që duhet të zbatohen nga punëdhënësi për t’ju njoftuar vendimin e tij për tju larguar nga puna.
Në këtë shkrim do të trajtojmë procedurën të cilën punëdhënsi është i detyruar të zbatojë për t’ju larguar nga puna (neni 144 i Kodit te Punes). Kjo procedurë është e zbatueshme pas kalimit të periudhës së provës.
Në momentin që punëdhënësi ka vendosur tju largojë nga puna ai duhet t’jua njoftojë këtë vendim me shkrim dhe tju japë mundësinë që ta takoni dhe të shprehni mendimin tuaj. Pas njoftimit punëdhënësi duhet tju lërë të paktën 72 orë për tu përgatitur para se ta takoni. Pra nga momenti i njoftimit me shkrim deri në momentin e takimit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit (punonjësit) duhet të kalojnë të paktën 72 orë. Normalisht në këtë njoftim me shkrim punëdhënësi do t’ju vërë në dijeni dhe të arsyeve për këtë vendim.
Gjatë takimit që do të keni punëdhënësi do tju shpjegojë më tej arsyet për të cilat ai ka marrë këtë vendimju mund të shprehni pretendimet tuaja.
Pas këtij takimi punëdhënësi ka një afat prej 48 orësh për të dalë me nje vendim, nëse do t’ju largojë nga puna apo do të anullojë procedurën për largimin tuaj nga puna.
Nëse punëdhënësi juaj nuk e zbaton e këtë procedurë, njoftimin tuaj me shkrim, lënien ju kohë për tju përgatitur dhe afatin 48 orësh për të dalë me një vendim, juve ju takon një dëmshpërblim prej 2 muajsh pagë.
Gjithsesi duhet të keni parasysh se moszbatimi i kësaj procedure nga punëdhënësi nuk e bën të pavlefshëm largimin tuaj nga puna, thjesht ju përfitoni dy muaj pagë. Me pagë do të kuptohet paga juaj në momentin e largimit nga puna.
Në çdo rast, si në rastin e zbatimit te afatit të njoftimit për largimin nga puna dhe në rastin e zbatimit të procedurës është detyrë e punëdhënësit të vërtetojë që e ka zbatuar ligjin.

P.S Ju lutem mos ngatërroni zbatimin e afateve te njoftimit dhe të procedurës. Po ju jap një shembull për ta ilustruar. Nëse jeni të punësuar pranë një punëdhënësi (kompanie) për më shumë se 5 vjet dhe punëdhënësi juaj vendos tju largojë nga puna rruga që duhet të ndjekë është kjo.
Duhet tju njoftojë vendimin e tij me shkrim të paktën 3 muaj para. Pas njoftimit ju do të keni takimin me punëdhënësin për të cilin ai duhet tju lërë të paktën 72 orë për tu përgatitur. Pas këtij takimi punëdhënësi do tju njoftojë brenda 48 orësh për vendimin e tij përfundimtar në lidhje me largimin tuaj nga puna. Nëse vendimi është se ju do të largoheni, ju do të vijoni të punoni deri në mbarim të afatit 3 mujor e më pas vendimi për largimin tuaj nga puna mer fuqi ligjore. Mund të ndodhë që punëdhënësi të vendosë t'ju pushojë nga puna menjëherë duke ju paguar 3 muaj pagë.

Dëmshpërblimi që ju takon në rast se punëdhënësi nuk zbaton procedurën për largimin tuaj nga puna.

Në shkrimin e mëparshëm folëm për afatet e njoftimit që duhet të zbatohen nga punëdhënësi për t’ju njoftuar vendimin e tij për tju larguar nga puna.
Në këtë shkrim do të trajtojmë procedurën të cilën punëdhënsi është i detyruar të zbatojë për t’ju larguar nga puna. Kjo procedurë është e zbatueshme pas kalimit të periudhës së provës.
Në momentin që punëdhënësi ka vendosur tju largojë nga puna ai duhet t’jua njoftojë këtë vendim me shkrim dhe tju japë mundësinë që ta takoni dhe të shprehni mendimin tuaj. Pas njoftimit punëdhënësi duhet tju lërë të paktën 72 orë për tu përgatitur para se ta takoni. Pra nga momenti i njoftimit me shkrim deri në momentin e takimit mes punëdhënësit dhe punëmarrësit (punonjësit) duhet të kalojnë të paktën 72 orë. Normalisht në këtë njoftim me shkrim punëdhënësi do t’ju vërë në dijeni dhe të arsyeve për këtë vendim.
Gjatë takimit që do të keni punëdhënësi do tju shpjegojë më tej arsyet për të cilat ai ka marrë këtë vendimju mund të shprehni pretendimet tuaja.
Pas këtij takimi punëdhënësi ka një afat prej 48 orësh për të dalë me nje vendim, nëse do t’ju largojë nga puna apo do të anullojë procedurën për largimin tuaj nga puna.
Nëse punëdhënësi juaj nuk e zbaton e këtë procedurë, njoftimin tuaj me shkrim, lënien ju kohë për tju përgatitur dhe afatin 48 orësh për të dalë me një vendim, juve ju takon një dëmshpërblim prej 2 muajsh pagë.
Gjithsesi duhet të keni parasysh se moszbatimi i kësaj procedure nga punëdhënësi nuk e bën të pavlefshëm largimin tuaj nga puna, thjesht ju përfitoni dy muaj pagë. Me pagë do të kuptohet paga juaj në momentin e largimit nga puna.
Në çdo rast, si në rastin e zbatimit te afatit të njoftimit për largimin nga puna dhe në rastin e zbatimit të procedurës është detyrë e punëdhënësit të vërtetojë që e ka zbatuar ligjin.

P.S Ju lutem mos ngatërroni zbatimin e afatave dhe të procedurës. Po ju jap një shembull për ta ilustruar. Nëse jeni të punësuar pranë një punëdhënësi (kompanie) për më shumë se 5 vjet dhe punëdhënësi juaj vendos tju largojë nga puna rruga që duhet të ndjekë është kjo.
Duhet tju njoftojë vendimin e tij me shkrim të paktën 3 muaj para. Pas njoftimit ju do të keni takimin me punëdhënësin për të cilin ai duhet tju lërë të paktën 72 orë për tu përgatitur. Pas këtij takimi punëdhënësi do tju njoftojë brenda 48 orësh për vendimin e tij përfundimtar në lidhje me largimin tuaj nga puna. Nëse vendimi është se ju do të largoheni, ju do të vijoni të punoni deri në mbarim të afatit 3 mujor e më pas vendimi për largimin tuaj nga puna mer fuqi ligjore.

Thursday, November 24, 2011

Dëmshpërblimet në rast se punëdhënësi ju largon nga puna pa respektuar afatin e njoftimit për këtë vendim


Në shkrimet e ardhme dua të trajtoj procedurën, afatet dhe shkaqet që duhet të ndjekë punëdhënësi (pronari) për të larguar nga puna punëmarrësin (punëtorin). Marëdhëniet e punës rregullohen nga Kodi i Punës, kështu që është mirë të konsultoheni me këtë ligj sa herë që hasni probleme me punëdhënësin tuaj. Këtë ligj mund ta gjeni në këtë website www.qpz.gov.al.
Padia kundër punëdhënësit tuaj duhet të paraqitet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të qytetit ku pala e paditur (punëdhënësi), nëse është person juridik (shoqëri tregtare), ka qendrën e saj. Por nëse ju keni qenë të punësuar pranë një dege të kompanisë që ka qenë punëdhënësi juaj, mund ta ngrini padinë dhe në gjykatën e qytetit ku ndodhet një degë ose agjensi e punëdhënësit (neni 43 i Kodit të procedurës Civile).
Tre janë elementët që duhet të analizoni kur mendoni të ngrini një padi për marëdhënie pune.

1. Nëse jeni njoftuar në kohë siç e parashikon ligji nga punëdhënësi juaj para se t’ju largojë nga puna
2. Nëse punëdhënësi ka zbatuar procedurën e kërkuar nga ligji për tju larguar nga puna
3. Nëse ka ekzistuar një shkak i ligjshëm për tju larguar nga puna

Në këtë shkrim do të ndalem vetëm te afatet që duhet të kërkoni të zbatohen para se të largoheni nga puna dhe cili është dëmshpërblimi që mund të kërkoni për moszbatimin e këtyre afateve që ka vendosur ligji.
Kontratat e punës ndahen në kontrata me afat te caktuar dhe me afat të pacaktuar. Kontratat me afat të caktuar përfundojnë në momentin që mbaron dhe afati i tyre. Problemet që do të trajtojmë këtu kanë të bëjnë me largimin nga puna për ata që janë të punësuar me kontratë me afat të pacaktuar.
Kodi i Punës parashikon se përpara largimit nga puna të një punonjësi, kompania që e punëson duhet të lajmërojë atë për këtë shkëputje nga puna me shkrim. Kini parasysh se dhe në rast se ju nuk pranoni të merni dijeni për njoftimin duke nënshkruar (firmosë) në të, nëse një punonjës tjetër është dëshmitar i këtij momenti mund të nënshkruajë që ju jeni njoftuar por nuk keni pranuar të merni dijeni (duke nënshkruar). Afatet të cilat duhet të keni parasysh të respektohen janë (neni 143 i Kodit të Punës):

- (pas marrjes në provë) nëse keni nga 6 muaj deri në 2 vjet afati i njoftimit, një muaj para shkëputjes
- nëse keni nga 2 deri në 5 vjet punë me kompaninë e cila këkon tju largojë nga puna, ata duhet tju njoftojnë të paktën 2 muaj përpara largimit nga puna
- nëse keni më shumë se 5 vjet punë pranë kompanisë, duhet të njoftoheni 3 muaj para

Nëse kompania ku ju punoni nuk i zbaton këto afate (por përshembull, ju largon nga puna menjëherë) ju keni të drejtë të kërkoni dëmshpërblim për këtë shkelje në gjykatë.
Në lidhje me këtë Kodi i Punës shprehet se “Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar”.
Dëmshpërblimi që ju takon në rast se punëdhënësi nuk ju njofton në kohë se do t’ju largojë nga puna do të llogaritet duke mbajtur parasysh afatin në të cilin ju duhet te lajmëroheshit për mbarimin e mërdhënies së punës.
- Nëse keni pasur më shumë se 6 muaj deri në 2 punë pranë punëdhënësit që po ju largon nga puna vjet duhet të lajmëroheshit 1 muaj para largimit dhe demshperblimi qe përfitoni do te jete i barabarte me 1 muaj page;
- Nëse keni pasur nga 2 deri në 5 vjet duhet të lajmëroheshit 2 muaj para e në këtë mënyrë përfitoni 2 muaj pagë dëmshpërblim për moszbatim të afatit të njoftimit;
- Nëse keni pasur më shumë se 5 vjet punë duhet të lajmëroheni të paktën 3 muaj përpara dhe në rast të moszbatimi të këtij afati ju takon një dëmshpërblim prej 3 muajsh pagë.

Thursday, February 18, 2010

Ligji i lustracionit, i dobishëm apo i rrezikshëm?

Gjykata Kushtetuese tashmë në një vendim të plotë të papublikuar ende ka pezulluar zbatimin e ligjit “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”. Ky ligj siç quhet ndryshe ligji e lustracionit është pezulluar në zbatimin e tij me arsyen se
“Zbatimi i këtij ligji, mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe në cënimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, dhe për këtë arsye vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”
Shqipëria është një nga vendet e fundit ish-komuniste që po tenton të implementojë një ligj lustracioni. Kryeministri Berisha pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese deklaroi se: “Nuk mund të gjykojnë këtë ligj persona të cilët kanë konflikt interesi, duke sqaruar se Gjykata Kushtetuese do të spastrohet përpara se të shkojë për gjykim ky ligj”.
Ndërkohë që Fatmir Xhafa, përfaqësues i Partisë Socialiste, e cila bëri dhe kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e këtij ligji, deri kur Gjykata Kushtetuese të japë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje ka deklauar se: “Me kete ligj, si ne asnje rast tjeter jane shkelur jo pak, por te pakten 28 nene te Kushtetutes se Shqiperise. Eshte shkelja me flagrante qe mund te kete ndodhur ndonjehere ne historine 18 vjecare te ketij vendi. Eshte i pafalshem ky lloj brutaliteti i mazhorances ndaj Gjykates Kushtetuese”. Ndërkohë që nuk është e qartë nga qëndrimet e opozitës nëse ajo është në parim kundër një ligji lustracioni apo është kundër këtij ligji të hartuar nga mazhoranca.
Një tjetër problem që vihet re në këtë ligj është dhe kohëzgjatja e kufizimit për të mbajtur funksione të larta publike e ish-funksionarëve të regjimit komunist. Sipas kryeministrit Berisha, efektet e këtij ligji do të shtrihen deri në 31.12.2014, ndërkohë që në nenin 29 të ligjit përcaktohet se ky do të jetë afati i fundit deri kur do të funksionojë veprimtaria e Autoritetit të Kontrollit të Figurës, pa saktësuar nëse vendimet e këtij autoriteti do të kenë fuqi dhe pas kësaj date.
Nëpërmjet këtij ligji ju ndalohet mbajtja e funksioneve të larta publike personave të cilët gjatë periudhës së regjimit komunist 29.12.1944-08.12.1990, kanë kryer funksione të larta partiake, kanë qenë hetues, prokurorë/ndihmësprokuror, gjyqtar/ndihmësgjyqtar në procese politike, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit etj. Ligji i lustracionit është një masë e nevojshme për shoqërinë shqiptare, në mënyrë që ajo të ndahet përfundimisht nga e kaluara dhe në mënyrë që shteti i ri i së drëjtës që duam të ndërtojmë të mos ngrihet mbi të njëjtët persona që shërbyen gjatë regjimit komunist. Por ky ligj cënon dhe të drejtat e njeriut pasi iu ndalon personave të caktuar në këtë ligj të drejtën për tu zgjedhur ndërkohë që Kushtetuta në nenin 17 të saj sanksionon se “Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj dhe për një interes publik….”. Mbetet për të diskutuar nëse është në interes publik që qytetarët e Shqipërisë të kenë një pasqyrë të qartë morale për të zgjedhurit e tyre, nëse ata kanë qenë pjesë aktive e dhunimit të të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist. Shqipëria pas viteve ’90 ka huazuar shumë ligje të mira dhe aktualisht ka një legjislacion pak a shumë të plotë por ajo ku ka çaluar sistemi ynë gjyqësor është zbatimi i këtij kuadri ligjor. Në këndvështrim të kësaj, mendoj së ligji i lustracionit është një ligj që i duhet shoqërisë shqiptare për purifikimin e plotë të saj por a është ligji aktual i miratuar nga parlamenti i plotë dhe a jep mazhoranca garancitë e duhura për zbatimin e drejtë të këtij ligji?